JOQ Albania
Home

Milani i pandalshëm në merkato, gati 50 mln euro për ‘bombën’ e radhës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/02/2019 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani është një nga ekipet më aktive për momentin në merkaton europiane.

Pavarësisht se kanë shpenzuar rreth 75 mln euro me blerjet e Piatek dhe Paqueta deri tani, kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të ndalen.

Sipas raportimeve në Itali, drejtuesit e klubit janë duke tentuar ta transferojnë edhe Memphis Depayn nga Lyoni.

Milan është i gatshëm që të paguajnë 50 milionë euro për ta transferuar holandezin në merkaton e verës.

Depay ka kohë që është në radarin e kuqezinjve, dhe këta të fundit i duan shërbimet e tij në verë.

Edhe pse holandezi preferon më shumë kalimin te Barcelona apo Real Madridi, Milani po shpreson ta bindë dhe ta marrë në ekip.