JOQ Albania
Home

Solskjaer po i mahnit të gjithë, zbulohet plani i Manchester United
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/02/2019 11:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manchester United duket se ka lënë pas krizën e fillim sezonit dhe tashmë nën drejtimin e Solskjaer nuk po di të ndalet së fituesi.

Norvegjezi pasoi Mourinhon në stolin e "djajve" dhe tani duket se po bën shumë mirë.

Megjithatë, deri në këto momente, kuadra angleze ende nuk ka bërë të ditur nëse do të vazhdojë apo jo me Ole Gunnar Solskjaer.

Drejtuesit e klubit janë duke menduar që të vazhdojnë me trajnerin norvegjez, por që në listën e tyre janë edhe Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino.

Mediat britanike raportojnë se ‘Djajtë e Kuq’ mund t’i besojnë stolin Solskajerit, pas startit të mirë që bëri, por sërish hijet e dy trajnerëve të njohur po vazhdojnë të rrotullohen në ambientet e klubit.

Të shohim çfarë vendimi do marrin drejtuesit në fund të sezonit…