JOQ Albania
Home

E donte Milani dhe Barcelona, ja ku u transferua talenti i Kosovës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/02/2019 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edon Zhegrova ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj merkatoje dimërore.

Talenti i kombëtares së Kosvës është lakuar nga klube të mëdha europiane si Milani apo Barcelona.

Megjithatë, ai ka bërë zgjedhjen përfundimtare dhe ka vendosur të transferohet në Zvicër te skuadra e Bazelit.

Lajmi është konfirmuar në rrjetin social “Twitter” të klubit belg, Genk i cili ka pranuar se mes dy klubeve ka një marrëveshje huazimi.

Lojtari do transfeorhet për 1 vit e gjysmë me opsion për t’u shitur përfundimisht.

Te Bazeli, ai do të gjejë dy shqiptarë të tjerë, Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka.