JOQ Albania
Home

Ronaldo “braktis Juventusin për të ndjekur ekipin e zemrës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/02/2019 12:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi po kalon një moment krize në Itali pasi vjen pas dy rezultateve negative radhazi, por për kristiano Ronaldon nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ai ka gjetur momentin dhe ka udhëtuar në drejtim të Portugalisë për të ndjekur nga afër skuadrën e tij të zemrës.

33-vjeçari ka shkuar në Lisbonë bashkë me Georginën për të ndjekur nga afër derbin Sporting-Benfika.

Natyrisht, Sportingu është ekipi mëmë i Ronaldos, ndaj dhe ai ende ndjen dashuri për këtë skuadër.

megjithatë, rania e Ronaldos në stadium, nuk është se i ka sjellë shumë fat skuadrës së zemrës.

Sportingu u mund në shtëpi me rezultatin 2-4 dhe ka bërë një paraqitje të shëmtuar duke mërzitur edhe sulmuesin e Juves.