Mbrëmjen e djeshme u bë e ditur se u gjend më në fund avioni me të cilin Emiliano Sala po udhëtonte nga Franca në drejtim të Kardifit.
Mbetiet e avionit u gjetën në kanalin pranë ishullit të Guernseit.
Së fundmi, në internet janë shpërndarë foto të avionit të gjetur në thellësitë e detit.
Ai shihet i copëtuar, ndërsa raportohet se është gjetur edhe një trup i pajetë.
Sipas Degës së Investigimit të Aksidenteve ajrore, në një video nënujore duket një trup nën një metal të ndryshkur.
Megjithatë hetuesit ende nuk kanë konfirmuar nëse trupi është i 28-vjeçarit Sala apo i pilotit.
Nga ana tjetër kërkuesit kanë nisur nga puna për të nxjerrë në sipërfaqe avionin e copëtuar dhe trupat e pajetë.
Atapo po kërkojnë gjithashtu me shpresën që të gjejnë shpejt kutinë e zezë, nga e cila mund ta zbulohen shkaqet e aksidentit tragjik.