JOQ Albania
Home

“Serioziteti i saj ma heq trurin komplet”, djali me audin gri i kërkon fiksimit të…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/02/2019 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sjellja e vajzave ka fiksuar shpesh djemtë, të cilët pasi fiksohen kërkojnë që të ndërtojnë edhe jetën me të.

I tillë është rasti i djalit në fjalë, i cili është 28-vjeç dhe jeton në Genova të Italisë. Ai kërkon që të njohë një vajzë, të cilën e ka parë shpesh teksa ecën e shoqëruar me një vajzë tjetër.

Djali, i cili i bën thirrje vajzës që nëse e lexon mesazhin e tij të reagojë dhe t’i kthejë sytë kur ai e ngacmon, tregon se vajza ka flokë të zeza, tatuazhe, mban vënë gjithmon syze kur ecën dhe në kafe nuk e kthen asnjëherë kokën.

Foto Ilustruese

Mesazhi i plotë i djalit, dërguar në JOQ Albania :

Pershndetje e shpresoj tme ndihmoni. Jam nje cun 28 vjec qe jetoj prej 19 vitesh ne Genova te Italisë e ju shkruaj ju tme ndihmoni me nje gocë qe shoh shpesh ktej e nuk kam mundësi as ta ndaloj e as ti hedh sytë se ajo smi hedh as kalimthi. Vjet ne verë ne zonen PRA shoh dy goca nje bionde e nje brune e brunja me ka fiksu keq fare, pasi eshtë shume terheqese kur qesh, kur ecen e cdo levizje qe ben. Esht me flok te zinj, thonjt te gjatë, me tatuazhe e nishan siper vetulles e vogel ne trup, por perfekte per kokë te plakes. Do thoni ju pse nuk e ndaloj? Se bej dot se eshte gjithmon e shoqeruar me bionden qe mund ta kete shoqe o njeriun e saje dhe ne rastet qe e kam parë vetem kam qenë ne makin e ajo vetem nuk kthen koken as majtas as djathtas dhe pse kam ecur me ngadalë e i kam renë  boris smi ka hedhur syte. Te njejten gje ben dhe kur eshte e ulur ne kafe, pin kafen ben mhb me shoqen qesh po sja hedh syte asnjerit dhe perball ti ketë e ky serjoziteti saj ma heq trurin komplet. Nuk jam i mbaruar per femer po ajo po ma heq trurin dhe sot e pashe ne zonen Pegli qe po merrte autobuzin e smunda ti flas se po futesha te parkoja makinen. Ne kafe kur kam qen afer saj kam degjuar qe shoqja ta therras ne emer e  qe ka fb, ndaj uroj qe ju ta publikoni e nese ajo lexon ti heqi nje her syzet e te shohi qofte dhe nje here. Ola jam ai djali me audin gri e ju te tjeret mos paragjykoni nuk eshte fiksim se femra ka me shumice, por ajo eshte ndryshe ajo eshte engjull paksa me duket pak me e madhe se une po kjo sme pengon aspak ta njoh e do isha i gatshem per gjithcka per nje buzqeshje te saj."