JOQ Albania
Home

Aksident i frikshëm për yllin e Juventusit, një person përfundon në spital
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/02/2019 15:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusit nuk po i ndahen problemet. Pas securisë aspak të mirë në dy ndeshjet e fundit, sot bardhezinjtë kanë marrë një tjetër lajm tronditës.

Sulmuesi i ekipit, Dagllas Kosta, ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik, teksa ishte duke udhëtuar me Jeep Cherokee e tij, kur është përplasur me një Fiat Punto.

Për fat, lojtari i Juves nuk ka pësuar dëmtime dhe gjendja e tij është shumë e mirë, por drejtuesi i mjetit tjetër ka përfunduar në spital.

Dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende, por nga fotot duket se Kosta ka goditur nga pas makinën tip Fiat, e cila ka pësuar dëmtime të forta.

Tani braziliani është në telashe të mëdha, pasi situatën e ka marrë në dorë policia dhe e vetmja gjë që ai duhet të shpresojë është që shoferi tjetër të jetë mirë.