JOQ Albania
Home

De Biazi merr drejtimin e Interit? Ka vetëm një pengesë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/02/2019 21:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi po kërkon trajner të ri pasi Spalleti i ka ditët e numëruara.

Një prej emrave që qarkullon në Itali dhe jo për herë të parë, është ai i Xhani De Biazit.

Mediat italiane argumentojnë se ish-trajneri i Shqipërisë është mes kandidatëve të mundshëm.

Megjithatë, drejtuesit frenohen për të kontaktuar me të nga kërkesat që ka ai.

De Biazi nuk ka kërkesa të larta ekonomike, por sportive.

Ai kërkon një kontratë jo vetëm për pak muaj, por për një vit e gjysmë të paktën.

Interi këtë sigurisht që nuk ia ofron dot, por gjithsesi, asgjë nuk është e pamundur.