JOQ Albania
Home

E trishtë/ Qeni i Emiliano Sala pret ende që ai të kthehet në shtëpi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/02/2019 9:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Emiliano Sala nuk ia ka dalë të shpëtojë i gjallë nga aksidenti i ndodhur para dy javësh teksa po udhëtonte me avionin e tij privat nga Franca drejt Kardifit.

Ditën e djeshme u gjendën mbetjet e avionit nën ujë dhe një trup i pajetë që dyshohet të jetë i futbollistit.

Tashmë e gjithë bota e futbollit është në zi, ndërsa familjarët nuk arrijnë ta besojnë dot këtë tragjedi.

Gjithashtu, qeni i tij, Nala vazhdon të presë ç’do ditë te dera e shtëpisë që Emiliano të kthehet. Ai nuk e kupton se zotëria i tij ka humbur përgjithmonë.

Fotot e shpërndara në internet i kanë emocionuar të gjithë…