JOQ Albania
Home

Strakosha vazhdon të shkëlqejë te Lazio, mahnitet trajneri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/02/2019 10:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Thomas Strakosha po kalon një formë të jashtëzakonshme te skuadra e Lazios.

Mbrëmjen e djeshme, skuadra e tij, arriti të fitonte në transfertën delikate të Frosinones me rezultatin 0-1 dhe sërish shqiptari ka qenë vendimtar me pritjet e tij.

Pas ndeshjes, tajneri italian, Simone Inzagi ka folur në lidhje me paraqitjen që skuadra e tij ka bërë, por njëkohësisht nuk i ka kursyer elozhet karshi portierit shqiptar.

Ai shprehet:

Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për sa i përket klasifikimit. Pesa e parë ishte shumë e mirë. Nuk i lamë asgjë kundërshtarit, ndërsa në pjesën e dytë u shfaq lodhje.
Strakosha ishte shumë i mirë dhe vendimtar në disa momente, duke mos e lejuar kundërshtarin që ta përfundonte me gol aksionin. E përgëzova ekipin sepse u tregua një karakter i vërtetë në lojë."