JOQ Albania
Home

Tezja shfryn ndaj Georginës: U martove me Ronaldon e nuk ke dërguar as 1 mijë euro
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/02/2019 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndodh edhe kjo: tezes së Georgina Rodriguezit, të dashurës së Ronaldos, i ka ngelur hatri me të për një arsye mjaft të çuditshme.

Sipas saj, Georgina është një faqezezë që i ka harruar njerëzit e saj pas lidhjes me portugezin.

Tezja thotë modelja nuk i është përgjigjur në telefon familjarëve të saj, madje nuk u shqetësua as kur i xhaxhai që e kishte në vend të babait vdiq para pak ditësh.

Në një program televiziv, tezja shpjegoi se mosmarrëveshjet filluan kur ajo u bë e dashura e Ronaldos.

Ajo tregon:

Gerogina duhet të kishte telefonuar xhaxhanë e saj kur e njoftuam se i kishin ngelur edhe disa ditë jetë, ose të kishte prerë një biletë që të paktën ta shihte para se të vdiste, meqë e konsideronte si baba. Ti je me një futbollist milioner. Le të shohim tani nëse do na dërgosh qoftë edhe 1000 euro, se deri tani nuk e ke bërë."