JOQ Albania
Home

Dorëzohet babai i Sala: Tani shpresoj që ta gjejnë… edhe të vdekur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/02/2019 12:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Familja e Emiliano Sala nuk ka më shpresa se djali i tyre ka mbijetuar i gjallë nga avioni i rëzuar me të cilin po udhëtonte nga Franca drejt Kardifit.

Babai i tij, Horasio Sala është shprehur se është dorëzuar përfundimisht dhe tani e vetmja gjë që do është trupi i të birit.

Ai shpreson që trupi të jetë në avion dhe të mbyllet sa më shpejt kjo tragjedi.

Horasio shprehet:

Unë nuk kam më shpresë se do të gjejnë Emilianon të gjallë. Natyrisht që do të ishte një mrekulli, por unë dua të them se kemi hequr dorë përfundimisht nga shpresa se mund të jetë i gjallë.
Shpresojmë që të dy trupat të jenë brenda avionit. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë më shumë se kaq. Shpresoj të gjenden dy trupat atje dhe të mbyllet kjo tragjedi në këtë mënyrë”.