JOQ Albania
Home

Mourinho do rikthehet te Interi, agjenti i tij zbarkon në Milano
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/02/2019 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Luciano Spalleti do largohet nga Interi dhe kjo është e sigurt. Maksumimi ai mund të qëndrojë deri në fund të edicionit, por në sezonin e ri Interi do ketë një trajner tjetër.

Drejtuesit zikaltër kanë nisur kërkimet për "timonierin" e ri dhe emri më favorit duket Antonio Conte.

Gjithsesi, ky po heziton dhe kjo ka bërë që Interi t’i rikthehet dashurisë së vjetër, Jose Mourinhos.

Në orët e fundit, agjenti Jorge Mendes është zhvendosur në Milano.

Ai do zhvillojë një takim me drejtorin Beppe Marotta me qëllim kthimin e “Special One” në klubin e tij të veçantë, me atë që arriti të fitojë tripletën historike në vitin 2010.

Konkretizimi do të bëhet kur t’i jepet “çeku i bardhë” Mourinhos, i cili do të ketë lirshmëri totale në përzgjedhjen e lojtarëve që do të vijnë në skuadër.