JOQ Albania
Home

Këta janë zhytësit “e çmendur” që notuan bashkë me një nga peshkaqenët më të mëdhenj në botë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/02/2019 13:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zhytësit që patën fatin të takonin një nga peshkaqenët e bardhë më të mëdhenj në botë, po e përdorin eksperiencën e tyre për një kauzë të mirë.

Ata po i përdorin pamjet për të nxitur legjislacionin që do të ofrojë mbrojtje për krijesat madhështore në Hawaii.

Ocean Ramsey dhe Juan Oliphant nga “One Ocean Diving and Research” zbuluan peshkaqenin 6 metra të gjatë më 15 janar, jo shumë larg një balene të ngordhur.

Oliphant, i cili shkrepi edhe fotot u shpreh:

Është shumë emocionues fakti që ne pikasëm këtë krijesë masive, ju e dini, peshkaqenin e bardhë me një super madhësi atje. Për shkak se popullatat e tyre janë kaq të pakta.”

Ramsey, i cili drejton “One Ocean Diving and Research”, është duke nxitur legjislacionin që do të ndalonte vrasjen e peshkaqenë në Hawaii dhe shpreson të bëhet ligj këtë vit. JOQ Albania