JOQ Albania
Home

Ky është 52-vjeçari që pretendon të jetë djali sekret i Princit Charles dhe Camilla-s
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/02/2019 14:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 52-vjeçar që pretendon se është i biri sekret i Princit Charles dhe Camillas ka postuar një fotografi si dëshmi për të mbështetur historinë e tij.

Simon Dorante tani jeton në Australi, por ka lindur më 5 prill 1966, në Gosport pranë Portsmouth. Kur ishte 18-muajsh ai u adoptua nga një çift që quhen Karen dhe David Day.

Në kohën e lindjes së tij, Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla ishte 18. Simon, i cili thotë se emri i tij i mesëm është Charles, beson se ai ishte rezultat i një marrëdhënieje mes çiftit.

Princi i Uellsit e takoi Diana Spencerin kur ishin adoleshentë dhe u martuan në vitin 1981. Çifti u divorcua në vitin 1996, dhe më pas, Charles u martua me Camillan në vitin 2005.

Në një intervistë të dhënë për New Idea, Simon foli për mënyrën se si bota mund të ishte bërë e vetëdijshme për ekzistencën e tij, nëse nuk do të ishte për vdekjen e princeshës Diana në vitin 1997.

Ai shpjegoi:

Ne besojmë se Diana e dinte për ekzistencën time..Unë mendoj se Diana ishte në një pikë ku ajo ishte duke gjetur përgjigje në lidhje me jetën e saj.. dhe ishte gati që ta bënte publike gjithçka.”

JOQ Albania