JOQ Albania
Home

“Kanë dështuar të gjithë pa përjashtim”, fermerët e Beratit marrin vendimin drastik
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05/02/2019 14:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çmimet e kripura të fruta-perimeve në Tiranë janë kthyer në një problem shqetësues, duke marrë parasysh standardin e jetesës së qytetarëve. Por krejt e kundërta ndodh në zonat ku vilen prodhimet.

Rasti konkret vjen nga fshati Hink, i Beratit, ku një qytetar shprehet për JOQ Albania se banorët e këtij fshati kishin mbjellë parcela të tëra me mandarina dhe papritur i kanë prerë.

Ndonëse ishte i vetmi burim që banorët siguronin të ardhura për të mbajtur familjen e tyre, arsyeja që i ka shtyrë ti presin sipas qytetarit është sepse nuk i kanë shitur dot.

Mesazhi i qytetarit:

Në fshatin Hink të Beratit dëm kolosal. Fshatarët po i presin pemët. Jetoj në Lushnjë dhe shkova për të krasitur pemët e mija, kur pash vura duart në kokë.
Fshatarët kishin filluar me ti prerë kurse unë doja ti krasis. Kjo ka ndodhur sepse mandarinat nuk janë shitur këtë vit. S’ka pas shitje rruga shumë e vështirë për të kaluar. Copë copë as tanku s’kalon atje. Ku është shteti kush mban përgjegjësi për këtë.
Në fshatin tim Hink është mbjell vetëm mandarina fshatarët vetëm atë burim kanë po dështuan ngelin pa bukë. Këtë vit kanë dështuar të gjithë pa përjashtim. Ç’të them tjetër duhet ta shihni vetë se çfarë katastrofe është me qindra kujtal mandarina dëm në shesh."

Ku janë subvencionet për fermerët, që qeveria mburret se me to u ka ofruar mbështetje fshatarëve. Pse këto prodhime kanë përfunduar në koshat e plehrave ndërkohë që duhet të ishin në tregjet shqiptare?

Këto pamje janë skandaloze, aq më tepër kur një fshat i tërë mbetet pa asnjë të ardhur, qeveria duhet të reagojë.

Për më shumë komentet u mbeten juve!