JOQ Albania
Home

Po i filmonte të pasmet, vajza e motit ndalon transmetimin për t’u përballur me burrin nga publiku
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/02/2019 14:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një prezantuese televizioni në Argjentinë ka ndaluar transmetimin për t’u përballur me një burrë nga publiku që po i filmonte të pasmet.

25-vjeçarja, Maria Sol Perez po raportonte përpara një turme për programin televiziv, Gente Opinando, kur një tjetër prezantues nga studioja ndaloi diskutimin.

Pollo Alvarez i shpjegoi koleges së tij nga terreni se dikush nga publiku mbrapa po i filmonte të pasmet. Burri me celularin në dorë, ndodhej pas kordonit, në krah të Marias duke e filmuar atë nga mbrapa.

Gjithsesi, 25-vjeçarja nuk e la me aq. Ajo shkoi dhe i drejtoi mikrofonin duke e pyetur se çfarë ishte duke bërë.

Maria e pyeti:

Zotëri çfarë jeni duke regjistruar?

Ai më pas e pranoi që po i filmonte të pasmet dhe shtoi gjithashtu qe do ta ndante videon me kolegët e punës. JOQ Albania