JOQ Albania
Home

Peshkatari përdor një peshkaqen të ngordhur për të tymosur marijuanë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/02/2019 16:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një peshkatar në Australi ka përdorur një peshkaqen të vogël të ngordhur për të pirë marijuanë.

Billy Brislane e ndau videon në faqen e Facebook-ut ‘Fried fishing’, ku ai vetë është moderator.

Videoja e tmerrshme tregon peshkatarin ndërkohë që mban në duar një peshkaqen të ngordhur, brenda të cilit kishte futur disa tuba.

Më pas ai merr një çakmak dhe e afron tek një nga vrimat që kishte bërë në kokën e peshkaqenit. Ai më pas e thith tymin nga një tjetër tub që ndodhej në një pjesë tjetër të trupit të kafshës së ngordhur.

Pasi u postua videoja, Billy dhe administruesit e tjerë të faqes janë përballur me një lumë kritikash, por gjithsesi nuk ishin penduar për atë që bënë.