JOQ Albania
Home

27-vjeçari hedh në gjyq prindërit që e sollën në jetë pa e pyetur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/02/2019 16:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 27-vjeçar në Indi ka paditur prindërit e tij të cilët, sipas tij, e kanë sjellë në jetë pa pëlqimin e tij.

Sado e çuditshme të duket, është e vërtetë. Raphael Samuel shprehet se prindërit e sollën në jetë vetëm për kënaqësinë e tyre.

Ai thotë se ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me prindërit e tij, por e krahasoi të paturit fëmijë me rrëmbimin dhe skllavërinë.

Megjithëse thotë se është i kënaqur me jetën që ka, Samuel shton:

Nuk e kuptoj pse duhet të vij në jetë dhe të rri të mësoj apo të jem në kërkim të një karriere, veçanërisht kur nuk e kam kërkuar ekzistencën time."

"Anti-natalizmi", një zgjedhje për të mos u riprodhuar, po zë vend kohëve të fundit në Indi ku grupe të shumta njerëzish po përdorin Facebook për të përhapur lëvizjen ‘pa fëmijë’.