JOQ Albania
Home

Maldini tradhëton Milanin, transferohet te Juventusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/02/2019 11:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjafton të përmendim emrin Maldini dhe menjëherë mendja na shkon te legjenda e Milanit, Paolo Maldini i cili gjithë karrierën e tij ia dedikoi kuqezinjve.

Gjithsesi, i biri i tij, Kristian Maldini, duket se nuk do ecë në gjurmët e të atit.

Ai ka vendosur që të ndërrojë skuadër dhe të transferohet te Juventusi.

Futbollisti i datëlindjes 1996, që ashtu si babai i tij luan në mbrojtje, nga dita e djeshme është bërë pjesë e ekipit të Juventusit.

Nuk bëhet fjalë për Juventusin e madh, por për Alma Juventus Fano, skuadër që sivjet është pjesë e Grupit B në kategorinë C.

Kristian Maldini ka luajtur gjithashtu edhe për Rexhianën, Hamrum Spartans dhe Pro Seston dhe është prej kohësh në kërkim të një ekipi stabël.