JOQ Albania
Home

Drejtuesi i kërkimeve për avionin e Sala jep lajmin tronditës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/02/2019 11:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

David Merans, udhëheqësi i kërkimeve për gjetjen e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala dhe pilotit të tij ka dhënë sot lajmin tronditës.

Ai ka konfirmuar vdekjen e futbollistit dhe pilotit duke deklaruar se se tani e vetmja gjë që po kërkojnë, janë trupat e pajetë.

Sipas tij, tashmë edhe familjarët e dinë se Sala dhe piloti i aeroplanit janë të vdekur.

Merans shprehet:

Ajo që familjet e dinë në këtë moment është se të dy, Sala dhe piloti Ibbotson janë të vdekur. Tashmë ajo që duan është që t’i gjejnë sa më shpejt trupat e tyre. Gjetja e tyre është gjëja më e rëndësishme për të dy familjet."