JOQ Albania
Home

Studimi: Meshkujt beqarë mbajnë më shumë erë sesa ata që kanë një partnere
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/02/2019 12:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Meshkujt beqarë kanë një tendencë për të pasur një aromë trupi më të fortë sesa “homologët” e tyre që janë në një marrëdhënie.

Një studim i realizuar së fundmi doli në përfundimin se kjo ndodh si shkak i nivelit të lartë të testosteronit tek beqarët.

Kërkuesit rekrutuan disa meshkuj të cilëve iu kërkua që të bënin ushtrimi fizike ndërkohë që mbanin veshur një triko.

Më pas trikot e tyre të djersitura iu dhanë disa vajzave për t’i nuhatur dhe për të parë nëse ka diferencë mes tyre.

Si përfundim, rezultoi se meshkujt beqarë kanë erë më të fortë trupore sesa ata që janë në një marrëdhënie. Dhe, jo vetëm kaq, por rezultoi se vajzat ishin më shumë të tërhequra nga aroma e beqarëve sesa nga ajo e atyre në një marrëdhënie.

Studimi i ri është postuar në gazetën akademike, Frontiers in Psychology dhe është realizuar nga Universiteti i Macquarie.

Në eksperimentet e kryera morën pjesë 82 gra heteroseksuale ndërsa mosha e meshkujve të testuar ishte nga 18 deri në 35. JOQ Albania