JOQ Albania
Home

Detaje të reja nga aksidenti i Sala, “Avioni u përplas me 150 km/h”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 06/02/2019 12:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rrëzimi i avionit në të cilin ndodhej futbollisti i Cardiff, Emiliano Sala, tronditi botën e futbollit.

Kërkimet për argjentinasin u ndërprenë dhe nisën sërish, pas gjetjes së dy ulëseve të ngjashme me avionin në të cilin ndodhej futbollisti.

Ekipi kërkimor arriti të identifikonte rrënojat e avionit në fund të kanalit të La Mansh, ndërsa deri në këto momente, nuk dihen arsyet e rrëzimit të tij.

Ndërkohë një ekspert aeronautike, në një intervistë për L’equipe u shpreh se Sala dhe piloti nuk mund të shpëtonin, pasi po udhëtonin me 150 km/h.

Ai tha:

Nuk kishin shans të shpëtonin sepse avioni u përplas në sipërfaqen e detit me 150 km/h. Përplasja ishte e dhunshme sepse ne gjetëm jastëkë që lundronim shumë larg nga rrënojat e avionit. Dhe kur gjejmë elemente të brendshëm, është provë se përplasja ishte e forte. Për mua, deri në momentin e fillimit të hulumtimit nuk kishte asnjë shans për të gjetur të gjallë pilotin dhe pasagjerin e tij.