JOQ Albania
Home

Tashmë mund t’i vini emrin e ish-it tuaj një prej gjarpërinjve më helmues në botë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/02/2019 12:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ju është thyer ndonjë herë zemra nga dikush qe e keni dashur shumë? Ju kanë tradhtuar? Ju kanë ndjekur? Keni qenë ndonjë herë më ndonjë person të lig dhe më pas jeni penduar?

Nëse i jeni përgjigjur me ‘po’ ndonjërës prej pyetjeve më sipër, atëherë me shumë siguri do të donit të “hakmerreshit” ndaj atij ish-it që për pak të shkatërroi jetën.

Kështu, një kopsht zoologjik australian ka ardhur me një ide brilante për ditën e Shën Valentinit. Tashmë, Wild Life Sydney Zoo do t’i lejojë të gjithë personat e interesuar që të emërojnë një gjarpër me emrin e ish-it të tyre.

Në një postim në Instagram, kopshti zoologjik shkruante:

Vërini një gjarpri emrin e ish-it tuaj këtë Shën Valentin! A është ishi juaj një gjarpër? Nëse po, kjo është mundësia juaj për të “zyrtarizuar” statusin e tyre gjarpëror duke emëruar një gjarpër ngjyrë kafe (një nga më helmuesit në botë) me emrin e tyre në ËILD LIFE Sydney Zoo!..”

Për t’i vënë një gjarpri emrin e ish-it tuaj duhet të dhuroni 1 dollar për kopshtin zoologjik. JOQ Albania