JOQ Albania
Home

E bujshme/ Barcelona po transferon Iscon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/02/2019 12:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i bujshëm vjen sot nga Spanja. Barcelona po tenton ta transferojë Isco Alarconin nga Real Madridi.

Nuk është një thashethem i zakonshëm merkatoje, një interesim serioz.

Skuadra katalonase ka filluar bisedimet me agjentin e spanjollit, ndërsa do i duhet të arrijë edhe një marrëveshje me madrilenët.

Në të kaluarën, të dyja klubet kanë transferuar nga njëra-tjetra, por  në vitet e fundit, raportet e tyre janë më të acaruar.

Isco nuk po luan titullar te Reali dhe largimi duket i sigurt.

Barça dhe Reali mund të arrijnë një marrëveshje për Iscon, por që natyrisht duhet paguar shuma mbi 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit.