JOQ Albania
Home

Po rimbushte celularin ndërkohë që në vesh kishte kufjet, ndërron jetë nga elektroshoku 24-vjeçari
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/02/2019 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike ndërkohë që rimbushte celularin dhe dëgjonte muzikë.

Kritsada Supol u gjet pa shenja jeta ndërsa në dorë mbante celularin Samsung, i cili ishte i lidhur pas një prize.

Sipas njoftimeve të policisë vendase, i riu ishte duke dëgjuar muzikë ose duke folur me dikë ndërsa mikrofoni i kufjeve iu gjet në mes të buzëve.

I zoti i pronës në të cilën po qëndronte Kritsada, u fut në dhomë dhe e gjeti 24-vjeçarin të shtrirë në një dyshek, me shenja djegieje në veshë.

Besohet se Supol ka pësuar elektroshok ndërkohë që përdorte kufjet dhe karikonte celularin në të njejtën kohë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë në Tajlandë, ndërkohë që policia paralajmëroi qytetarët që të mos përdorin karikues të blerë lirë. JOQ Albania