JOQ Albania
Home

Me pasqyrë para vaginës, këto janë gratë që i dhanë botës një mesazh me vlerë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06/02/2019 16:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"The Sun" ka publikuar historitë e katër grave të guxishme, të cilat kanë ndarë me të gjithë mendimet e tyre se çfarë mendojnë për vaginat e tyre.

Në një kohë kur kirurgjia plastike po bën namin me operacionet për organin gjenital të grave, këto katër gra kanë dhënë një mesazh të madh.

Sipas këtij artikulli, ato kanë marrë një pasqyrë dhe e kanë vendosur para vaginës së tyre, më pas kanë rrëfyer se si ndihen për të.

Nga ana tjetër ekspertët mendojnë se rrjetet sociale dhe imazhet që tregojnë vaginat perfekte po dëmtojnë shumë psikologjinë e grave.

Stina Sanders një 28- vjeçare nga Londra, e cila nuk ka fëmijë është shprehur kështu:

Më pëlqen vërtet vagina ime dhe kurrë nuk kam ndjerë siklet gjatë seksit. Të jem e sinqertë kam gjëra më të rëndësishme për të menduar, se sa të mendojë është apo jo vagina ime perfekte."

Kurse Rebecca Reid një tjetër 28-vjeçare nga Londra, e cila është e martuar po nuk ka fëmijë është shprehur kështu:

Kam parë shumë vagina të tjera sepse kam qenë në një konvikt për vajza dhe dua të them se çdo grua ka një vaginë perfekte.

Gruja e tretë quhet Jane Cohen dhe është 49-vjeç, ajo ka dy fëmijë një 23 vjeç dhe një 19 vjeç. Jane është një nënë beqare.

E pyetur se çfarë mendon për vaginën e saj është përgjigjur kështu:

Është një lloj labirinti i rrumbullakosur. Është e njomë dhe lëkura është e dobët dhe është e shëndetëshme. Unë nuk kam nevojë për kirurgji."

Dhe e fundit është Michelle Morgan Davies. Ajo është 30-vjeç dhe ka një djalë një vjeç.

Ajo ka thënë këto fjalë:

Është një zonë e butë dhe e ndjeshme. Do të thosha se vagina ime duket normale. Bashkëshorti më ka bërë të ndihem mirë, nuk kam nevojë për kirurgji."