JOQ Albania
Home

Ditëlindja modeste e Ronaldos, ja urimi që i mungoi portugezit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/02/2019 17:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo festoi ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 34-t.

Nuk ka qenë një festë madhështore, por vetëm një darkë e thjeshtë familjare.

Urimet në drejtim të yllit portugez kanë qenë të panumërta.

Bien në sy urimet nga dy ish-ekipet e tij, Manchester United dhe Sporting Lisbonë.

Sakaq, mungon urimi i Real Madridit.

Si duket, në Madrid vazhdojnë të mbajnë inat për largimin e portugezit i cili la jo pak boshllëqe te kjo skuadër.

Kjo tregon hapur se mes lojtarit dhe Real Madridit nuk ka më asnjë lidhje…