JOQ Albania
Home

Qytetari: “Robt Lali Erit”/ Policët e bashkisë në aksion për gjoba, edhe pse në kundërshtim me ligjin
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06/02/2019 18:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar ka denoncuar ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania një veprim sipas tij arbitrar, të një polici të bashkisë së Tiranës.

Denoncimi i qytetarit ka të bëjë më faktin se si polici i bashkisë e gjobit atë pa verifikuar më parë sistemin e sms-ve që verifikojnë pagesën për parkingjet në Tiranë. Madje polici sipas qytetarit, nuk ka shënuar orën e saktë të vendosjes së gjobës, por disa minuta më vonë.

Ai shprehet:

Jam nje qytetar i Tiranes, perdorues automjeti. Sot me date 5 shkurt rreth ores 16:00 isha tek rruga “Myslym Shyri” ku parkova makinen ne nje parking me pagese. Ashtu sic bej cdo dite kur parkoj, çoj sms ne numrin 50500 të vendosur nga Bashkia per pagesat e parkingjeve. Sms-ja  eshte derguar ne oren 16:11 minuta dhe ne moment mora edhe konfirmimin nga sistemi qe pagesa per qendrim 1 ore ne parking eshte kryer.
Në këtë moment, pranë automjetit afrohet një punonjës i Policisë Bashkiake, i cili (sipas tij konstaton shkelje) nuk verifikon aspak pagesen e kryer me sms ne numrin 50500, por nis te vendose gjobe. Disa here ju drejtova duke i kerkuar shpjegime se perse po vendoste gjobe, nderkohe qe pagesa ishte bere, por nuk denjoi te kthente pergjigje. Absurditet!!! Gjate plotesimit te fletes se gjobes, filmova veprimet e policit Bashkiak i identifikuar si Edmond Gerbolli, i cili perveç faktit qe tjetersoi oren e veprimit te tij dhe e shkuajti ne fleten e gjobes sikur ishte ora 16:11, nderkohe qe e sakta ishte 16:15, por pasi mbaron plotesimin e gjobes, nuk shkruan tek “shkelesi” nqs ai eshte prezent apo jo.
Per me teper shikoni fotot qe vertetojne denoncimin tim. Ne kete forme, Policia Bashkiake vepron sipas ligjit te Lalit: “Krasit sa me shume qytetaret me automjete, qe te veme ne pah punen e Bashkise per korsite e biçikletaveJu hongsha motrat… ROBT LALI ERIT