JOQ Albania
Home

Qytetari nga Franca i tregon realitetin e Bulqizës/ Rama i kthehet: “Ik veshgjatë dhe mëso shqip”
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06/02/2019 19:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar shqiptar me banim në Francë, i ka dërguar kryeministrit Rama ditën e sotme në whatsap, një foto të publikuar nga JOQ Albania ku një mesazhdërgues denonconte kushtet skandaloze të transportit të punëtorëve.

Foto e publikuar nga ne mbante diçiturën:

Pershendetje JOQ! Kjo foto vjen nga realiteti bulqizes ja si kompanit qe marrin miliona euro ne dite si trasferojn puntoret per ne pune ju lutem po patet mundesi postojeni kete foto se esht turp qe i trajtojn si kafsh puntoret qe futen me qindra metra ne minjer port e sigurt nuk e kan a do dalin pasdite apo jo.

Ndërsa qytetari që i dërgoi postimin tonë Ramës, i shkroi atij edhe mesazhin e mëposhtëm:

Persh zoti Edi Ram. Qfar behet kshtu kryminister. I erdhet hakut popullit kshtu. Kur do bahet kjo shqiperi per europ. Rspt qes e kthen sms. Rspt nese e kthen sms. I moret ne qaf popullin shqiptar.

Por me sa duket Rama ka vendosur t’i përgjigjet qytetarit me banim në Francë. Por në vend që t’i japë ndonjë shpjegim për situatën e rëndë të realitetit në Bulqizë të paraqitur në foto, Rama zgjedh të ofendojë qytetarin duke e quajtur fillimisht veshgjatë dhe më pas i thotë të mësojë shqip.

Në vijim komunikimi i qytetarit nga Franca me kryeministrin Rama.