JOQ Albania
Home

“Ngjajmë si Reali”, Barcelona refuzon fanellën e re
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/02/2019 21:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona ka refuzzuar fanellën e dytë për sezonin 2020-2021 për një arsye të çuditshme: nuk dëshiron të duket si Real Madridi.

Nike ka dizenjuar fanellën për katalanasit, por ajo është refuzuar nga klubi.

Kujtojmë që ngjyra e bardhë është ajo që ka përdorur historikisht në fanellë rivali kryesor bleugranëve, Real Madridi.

Në sezonet e fundit, shpeshherë drejtuesit e Barcelonës  në bashkëpunim me firmën e njohur, kanë provuar të eksperimentojnë me fanellën.

Kjo për shkak edhe të marketingut, por këtë herë një opsion i tillë nuk është pranuar.

Që prej vitit 1992, ngjyrat e bardha nuk janë më pjesë e katalanasve duke u cilësuar në një lloj mënyre si të ndaluara edhe nga tifozët.