JOQ Albania
Home

Nuk transmeton Barcelona-Real/ Shqiptarët “masakrojnë” Digitalb-in
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06/02/2019 21:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm pak minuta më parë ka nisur takimi i shumëpritur Barcelona – Real Madrid i vlefshëm për Kupën e Mbretit në Spanjë.

Të gjithë shqiptarët që kanë bërë abonim pranë platformës DIGITALB mbetën të shokuar dhe të zhgënjyer mbrëmjen e sotme kur panë se kjo platformë nuk po e transmetonte këtë ndeshje të madhe.

Irritimi ka qenë aq i konsiderueshëm, saqë shumë komentues kanë “vërshuar” me komente në faqen në facebook të kësaj platforme, duke shprehur indinjatën e tyre dhe duke deklaruar se do të largoheshin nga DIGITALB.

Nuk dihet nëse autoriteti që ka për detyrë mbrojtjen e konsumatorëve do të marrë ndonjë masë për këtë rast, ku me sa duket paratë e qytetarëve janë paguar por shërbimi nuk është marrë.