JOQ Albania
Home

Ky është babai i super talentuar që e bëri vajzën e tij disamuajshe një yll të vërtetë sporti
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/02/2019 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Babai me super aftësi në editimin e fotove, Matt MacMillan ka risjellë së fundmi në vëmendje disa foto të vajzës së tij, Ella.

Edhe pse ishte akoma disa muajshe, Matt e ktheu vajzën e tij të vogël, sigurisht me anë të fotoshopit, në një yll të vërtetë të sportit.

Në fotot e risjella së fundmi në llogarinë e tij në Instagram, Ella e vogël duket ndërsa “merret” me disa lloje të ndryshme sportesh për të rritur. Edhe pse akoma është me pelena.

MacMillan shpjegon se atij i pëlqen që të luajë me fotot e fëmijëve pasi nuk do që ata të kenë thjesht disa foto të zakonshme duke buzëqeshur.

Ai tregoi për UNILAD:

Kur isha më i ri, gjithmonë më bezdisnin prindërit që i mbushnin mediat e tyre sociale me fotografi të pafundme të foshnjave të tyre, kështu që i thashë vetes se kur të bëhesha me fëmijë, do të bëja çmos që fotot e tyre të ishin gazmore dhe interesante."

JOQ Albania