JOQ Albania
Home

Lista e re për vitin 2019, vjen emoji që mund ta përdorni për të ngacmuar burrat
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/02/2019 22:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Unicode Consortium ka aprovuar listën finale me emojit që do të vijnë në vitin 2019. Në listën e aprovuar përfshihen rreth 230 emoji të rinj që do të aplikohen në platforma të ndryshme këtë vit.

Shtesat e reja përfshijnë kandidatë të hartuar më parë si një Flamingo, Vidër, Waffle, tempull Hindu, veshje Sari, Sloth etj.

Ndër to, ajo që ka rënë më shumë në sy është një emoji specifik i cili mund të përdoret për të “ngacmuar” burrat që nuk sillen mire online.

I quajtur zyrtarisht, “pinching hand”, ky emoji mund të përdoret ose në kuptimin që përmendëm më sipër, por edhe për opsione të tjera të pafundme. JOQ Albania