JOQ Albania
Home

Mbyllen 45 minutat e para, ja rezultati në “El Clasico”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/02/2019 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Po luhet në këto momente “El Clasico” i parë i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit.

E veçanta kësaj here është se luhet pa Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.

I pari është i dëmtuar dhe trajneri Valverde nuk e ka futur titullar, ndërsa Ronaldo u largua te Juventusi gjatë merkatos së verës.

Gjithsesi, sfidës nuk i mungojnë emicionet.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren 0-1 të madrilenëve të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6′ me Lucas.

LIVE Barcelona-Real Madrid 0-1
6′ L. Vazkez

Formacionet:

Barcelona: Ter Shtegen; Semedo, Pike, Lengle, Zhordi Alba; Rakitiç, Buskets, Artur; Kutinjo, Malkom, L. Suarez.

Real Madrid: Kejlor Navas; Karvahal, Varane, Ramos, Marcelo; M. Jorente, Modriç, Kros; Lukas Vazkez, Vinicius, Benzema.