JOQ Albania
Home

Infeksioni rrezikon t’i marrë jetën, i riu kërkon ndihmën e shqiptarëve për operacionin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 06/02/2019 22:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aksidenti automobilistik që pësoi në 2007-ën i ndryshoi përgjithmonë jetën. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Gentian Ndoj, i cili tashmë rrezikon dhe jetën. Si pasojë e aksidentit, ai pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e të dyja këmbëve dhe e ka ndjeshmërinë zero.

Në mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, thuhet se Gentiani ka kryer 9 ndërhyrje kirurgjikale, të cilat rezultuan pa sukses. Ai tashmë prej vitesh është i prekur nga infeksioni Osteomyeltis, i cili ka marrë shkallë të lartë dhe rrezikon t’i helmojë gjakun.

Të riut i ka dhënë shpresë një spital një Itali, i cili mund t’i shpëtojë jetën, pavarësisht se do të sakrifikojë njërën këmbë. Personi që dërgoi mesazhin në redaksinë e JOQ Albania, ka bashkangjitur edhe numrin e llogarisë së mëposhtme, ku kërkohet ndihma e shqiptarëve, në mënyrë që Gentianit t’i shpëtohet jeta.

Mesazhi i dërguar në redaksinë e JOQ Albania

Apel për ndihmë! 31 Vjeçari Gentian Ndoj rrezikon jetën!Ne moshen 20 vjeçare në vitin 2007 Gentiani pesoi një aksident Automobilistik dhe demtoi dy frakturat e femurit bilateral Sinister edhe dexter. Demtoi dhe dy nervat ishiatik ku në gjymtyret e dy kembeve e ka ndjeshmerine zero. Gentiani ka kryer 9 intervente kirurgjikale në Shqipëri por pa sukses. Ka 10 vite me infeksionin Osteomyelitis , edhe 1 fistul të ngjitur në një nerv në kofshën e djathtë. Pas analizave te fundit rezulton se infeksioni ka marr shkalle te larte Dhe rrezikon helmimin në gjak. Mund të humbasë njërën këmbë por të pakten të shpëtoje me jete! Gentiani ka shpresë për kurim tek një spital privat në Itali Ospedale Codivilla Putti Di Cortina D’Ampezzo. TË GJITHË ATO NJERËZ ME VULLNET TË MIRË MUND TË JAPIN KONTRIBUTIN E TYRE NË LLOGARINË E MËPOSHTME.