JOQ Albania
Home

“Fluturon” Manchester City, i rrëmben vendin e parë Liverpoolit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/02/2019 22:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Premier League tani ka një kryesues të ri. Manchester City i rrëmben vendin Liverpoolit dhe tani e sheh veten në vendin e parë.

"Qytetarët" kanë arritur një fitore të madhe sonte në transfertë ndaj Evertonit me rezultatin 0-2.

Një gol i Laporte në shtesën e dytë të pjesës së parë dhe rrjeta e Gabrien Zhezus në minutën e 98-të kanë mjaftuar për të vulosur takimin

Edhe pse janë me pikë të barabarta me Liverpulin, djemtë e Guardiolës kanë një golavarash +48, kundrejt +41 të te kuqve dhe e shohin veten kryesues.

Duhet përmendur fakti që Liverpooli ka një ndeshje më pak.