JOQ Albania
Home

Zhgënjejnë Reali dhe Barcelona, “El Clasicon” e fiton… mërzia
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/02/2019 22:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jemi mësuar të shohim, gola, tension, përmbysje dhe gjithçka tjetëer në "El Clasicot" e kaluara, por kjo e sotmja nuk ishte e tillë.

Pa Ronaldon dhe Messin, Reali dhe Barcelona barazuan sot 1-1 në "Camp Nou" gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

Gjithçka u zhbllokua që në minutën e 6-të, nga një gol i Lukas Vaskez, i cili shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes katalanase dhe shënoi për ekipin e Solarit.

Më pas, Barcelona reagoi dhe në pjesën e dytë Malkom gjeti golin e barazimit.

Të dyja skuadrat u përpoqën deri në momentet e fundit të shënonin golin e fitores, por nuk ia dolën.

Tashmë kualifikimi do vendoset në ndeshjen e kthimit në "Santiago Bernabeu".