JOQ Albania
Home

Këta janë sërfistët e “çmendur” që sfiduan liqenin dhe të ftohtin polar në SHBA
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/02/2019 23:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy sërfistë të guximshëm në Miçigan nuk i lejuan temperaturat nën zero që t’i ndalonin nga praktikimi i sportit të tyre.

Allen Finau dhe Daniel Schetter janë fotografuar duke eksploruar Lake Superior gjatë vorbullës polare që ka goditur prej më shumë se një jave SHBA-të.

Fotot e mahnitshme, që gati duket si surreale janë shkrepur nga fotografi i natyrës, Devon Hains. Ai fotografoi dy miqtë e tij të “krisur” ndërkohë që temperaturat në Miçigan ishin ulur deri në minus 30 gradë Celsius.

Allen dhe Daniel njihen tashmë për aventurat e tyre të çmendura dimërore, por fotografi ka paralajmëruar që askush tjetër nuk duhet të provojë të hyjë në ujë në këto kushte.

Pasojat mund të ishin fatale. JOQ Albania