JOQ Albania
Home

“Doktori kishte dashnore, para meje shprehnin dashurinë”, e reja tregon okulistin ku nuk duhet t’i vizitoni sytë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07/02/2019 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një denoncim ka ardhur në redaksinë e JOQ Albania, ku një vajzë bën thirrje që asnjë person që ka probleme me sytë të mos vizitohet tek okulisti Ali Tonuzi.

Vajza shkruan se është vizituar para disa viteve në klinikën e tij, pasi në sy, asokohe të një fëmije, Tonuzi i shprehte dashurinë infermieres së tij, por përtej këtij fakti të shëmtuar e reja ka kryer ndërhyrje dhe në sytë e saj nuk ka asnjë ndryshim.

Vajza tashmë 27 vjeçar, pohon se do të marrë hak për këtë punë të bërë nga ana e tij, madje i ka shkuar edhe në klinikë Ali Tonuzit, por nuk e ka gjetur.

Denoncimi i plotë i qytetares:

JOQ dua tu them te gjithe atyre njerezve qe kanë probleme me sytë mos te bien ne duart e “Doktor”Ali Tonuzi! Ne 2004 une kam kryer nje operacion tek ky doktor, ne ate kohë une isha vetem nje femijë 11 vjeç. Dhe ky doktori kishte dashnore nje infermire me emrin Silvana. Gjithmone kur shkoja per viziten e syve doktori dhe ajo infermieria para meje, para nje femije gjenin momentin per ti shprehur dashurin njeri-tjetrit, ka patur momente kur binte zilia e telefonit dhe infermieria kercente! Edhe pse isha nje femijë i kthehem shume keq doktorit i them cfare beni keshtu edhe me godet me shpullë! Del perjashta dhe i thotë babit tim keni nje femijë shume mistrec!
Nga ajo dite nuk pranoj te shkoj më. As ne spital tjeter nuk pranoja te shkoja sepse me dukej se te gjithe doktorat jane njesoj. Per faj te atij doktori kam vuajtur edhe akoma po vuaj, kam ikur ne nje Spital privat edhe doktori me thotë esht pak veshtir qe syri te sherohet sepse do i behet nje operacion i dytë, operacioni eshtë berë dhe syri im nuk ka as nje ndryshim. Edhe nje gje i them Ali Tonuzi kam ardhur te spitali dhe nuk te kam gjetur!! Por mos harro nje gje do ta paguash shume shtrejt…"

Në një kërkim të shpejt shihet se për shkak të okulistit Tonuzi, në vitin 2014 një 62-vjeçare ka kaluar në gjendje kome, pas një operacioni për zhbllokimin e kanalit të lotit të syrit  që kishte bërë në klinikën private të tij.

Rastin e ka denoncuar asokohe "Ora News" dhe shkruan:

Një grua 62 vjeçare rrezikon të vdesë pas një operacioni për zhbllokimin e kanalit të lotit të syrit. Ajo ka kaluar në gjendje kome pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën private e cila drejtohet nga mjeku që fillimisht e kishte vizituar në QSUT."