Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka është zgjedhur anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s.
Gjatë votimit në kongresin e UEFA-s në Romë, Duka mori 36 vota në favor.
Ai do të jetë pjesë e UEFA-s, për 4 vitet e ardhshme.
Kujtojmë këtu se Armand Duka drejton Federatën Shqiptare të Futbollit prej 17 vitesh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria ka një përfaqësues në UEFA.
Gjithashtu në zgjedhjet e sotme, u konfirmua në detyrë presidenti aktual, Aleksandër Ceferin.