JOQ Albania
Home

Kishte bërë solare gjatë gjithë jetës së saj, 43-vjeçarja përfundon pa njërin vesh pas kancerit të lëkurës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/02/2019 14:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua, e cila kishte bërë solare gjatë gjithë jetës së saj, iu desh të hiqte dorë nga njëri vesh pas diagnostikimit me kancer lëkure.

Anthea Smith-it, e cila kishte bërë solare qëkur ishte 14-vjeçe e në vazhdim, iu shfaq në nishan i vogël i kuq në vesh në vitin 2010, por mjekët i thanë se nuk kishte asnjë rrezik.

Por, një biopsi e bërë me emergjencë në vitin 2015 tregoi se nishani i parrezikshëm në fakt kishte qenë melanoma e shkallës 3C.

Nëna e dy fëmijëve shpjegon se nishani i saj kuq, u rrit dhe ndërroi ngjyrë nga i zi në kafe me kalimin e kohës.

Që nga momenti që u diagnostikua me kancer e deri më tani, Anthea ju është nënshtruar dy operacioneve të gjata dhe 32 seancave rraskapitëse të radioterapisë në një përpjekje për të hequr qafe kancerin.

Në një prej operacioneve, asaj i amputuan edhe veshin dhe tashme asaj i duhet të jetëojë gjithë jetën me mpirje në fytyrë dhe me probleme të mbajtjes së ekuilibrit.

Nisur nga rasti i saj, zonja Smith është shprehur që solaret duhet të ndalohen plotësisht dhe i fajëson seancat e saj të shpeshta për sëmundjen e saj shkatërruese. JOQ Albania