JOQ Albania
Home

Nxirret nga uji një trup i cili ndodhej në avionin me të cilin po udhëtonte Sala
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 07/02/2019 14:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rrëzimi i avionit me të cilin udhëtonte sulmuesi i Cardiff, Emiliano Sala tronditi botën e futbollit.

Pas zbulimit të disa ulëseve të ngjashme me atë të avionit ku ndodhej piloti David Ibbotson dhe argjentinasi, filluan kërkime të specializuara në ujë.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, njoftoi nxorrjen nga uji të një trupi, i cili ndodhej në avionin Piper Malibu, i cili u zhduk mbrëmjen e 21 janarit. Viktima e cila nuk është identifikuar ende, do të dorëzohet te autoritetet përkatëse.

DHAA deklaroi se trupi ishte i dukshëm në rrënoja dhe specialistët arritën ta nxjerrin me sukses.

Për shkak të motit të keq, polumbarët nuk mund të nxirrnin nga uji edhe aeroplanin i cili ndodhet afër ishullit Guernsey.