JOQ Albania
Home

Akuzat për përdhunim, nëna e Ronaldos reagon ashpër ndaj modeles: Nuk shkoi në hotel për të luajtur letra
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 07/02/2019 14:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo po përballet me akuzat për përdhunim, të bëra nga ish-modelja amerikane, Kathryn Mayorga.

Portugezit i kanë dalë në mbrojtje shumë persona, ku nuk mund të mungonte edhe nëna e tij, Dolores Aveiro.

Kjo e fundit ka shprehur besim të plotë ndaj djalit të saj në lidhje me këtë çështje. Më tej ajo ka ironizuar me modelen, duke thënë se nuk shkoi në dhomën e djalit të saj për të luajtur letra.

Ndërsa po reklamonte verën e vet dhe markën e vajit të ullirit, ajo u shpreh:

Kam besim te djali im, kur bëhet fjalë për atë që ka ndodhur. Kur ajo shkoi atje në hotel, nuk e bëri për të luajtur letra, por për diçka tjetër. Unë e njoh djalin që kam.

Dolores e kalon pjesën më të madhe të kohës në vendlindjen e saj, Madeira. Tetorin e kaluar në mbështetje të djalit të saj, ajo postoi një foto të tij me një kapele ku shkruhej "Superman".

Ajo e shoqëroi postimin me shkrimin:

Unë dua të shoh se kush e ka guximin ta vendosë këtë fotografi në profilin e vet për një javë dhe të bëjë  like për të…, për Portugalinë, për ne, për bashkimin e popullit tonë dhe për drejtësi. Ai e meriton këtë.

Këtë gjë e ka bërë dhe Katia, e cila është motra e Ronaldos. Ndërkohë fotoja mbante dy hashtags të përkthyera si #Ronaldo, ne jemi me ju deri në fund dhe #Drejtësi për CR7

Përsa i përket futbollistit, ai i ka hedhur gjithmonë poshtë akuzat për përdhunim, duke i quajtur lajme të rreme.

Tetorin e kaluar ai shprehej:

I mohoj fuqishëm akuzat që po lëshohen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që shkon kundër çdo gjëje, që jam dhe besoj.