JOQ Albania
Home

Ekspertët mbeten pa fjalë, ja çfarë janë këto krijesa të vogla “aliene” që u gjetën në një kuzhinë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/02/2019 21:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë në Zelandën e Re ka mbetur i habitur kur në dyshemenë e kuzhinës së tij pikasi disa krijesa të vogla aspak të zakonta.

Tim Clerke shpërndau në rrjetet sociale disa foto që tregonin disa krijesa shumë të vogla me bisht. Ai i shpërndau fotot me shpresën që miqtë e tij në Facebook do ta ndihmonin për të identifikuar krijesat e vogla.

As vetë ekspertët nuk mund të jepnin një mendim se për çfarë krijese bëhet fjalë. Disa sygjeronin se bëhej fjalë për këmbët e shkëputura të një fluture dhe të tjerë që pretendonin për lloje krimbash.

Edhe pse një video e kafshëve të vogla mori më shumë se 3.000 shikime, përdoruesit akoma nuk e kuptuan se për çfarë lloj krijese bëhet fjalë.

Një ekip entomologjisë sygjeron se krijesat në video janë këmbët e shkëputura të një mole që mund të jetë ndarë në mes nga ndonjë kafshë ( mace), opsion ky që mund të shpjegojë edhe pse disa prej tyre po lëviznin ende këmbët.