JOQ Albania
Home

I lanë pa ujë dhe ushqim, ja si janë “ngordhur” për të ngrënë qeni dhe pesë këlyshë të vegjël
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/02/2019 22:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua dhe një burrë të cilët lanë 7 qen të ngordhnin urie janë ndaluar nga gjykata që të mbajnë më kafshë. Atyre u është vënë gjithashtu edhe nga një gjobë.

Caterina Armanelli dhe kunati i saj, Adam Manfield i kishin lënë kafshët e gjora pa ujë dhe ushqim prej një kohë të gjatë, sa atyre u kishin mbetur vetëm kockat dhe lëkura.

Armanelli dhe Manfield u dënuan me një gjobë prej 3000 dollarësh.

Tashmë të gjithë këlyshët dhe një mashkull husky siberian janë adoptuar ndërsa nëna e këlyshve, Brownie, të cilës i kishte mbetur vetëm skeleti po rikuperohet në një qendër kujdesi për qentë.

Mendohet që ajo ishte më e dobëta pasi kishte edhe për të ushqyer të vegjlit ndërkohë që vetë nuk kishte ç’të hante. JOQ Albania