JOQ Albania
Home

Apple sjell më në fund zgjidhjen nga përgjimet, por duhet të tregoheni të shkathët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/02/2019 23:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Apple ka lëshuar më në fund iOS 12.1.4 për pajisjet iPhone, iPad, dhe iPod Touch.

Ky përditësim përfshin një korrigjim të shumëpritur dhe të rëndësishëm për një gabim serioz në softuerin, FaceTime. Konkretisht në video-telefonatat që bëhen me këtë aplikacion.

Deri më tani, FaceTime ka pasur një virus që i lejonte përdoruesit që të përgjonin audion dhe videon e personit që do të telefononin duke i aktivizuar kamerën dhe mikrofonin.

Problemi u zbulua nga një adoleshent dhe prej tij u njoftua edhe kompania, e cila i çaktivizoi video-telefonatat në grup deri në zgjidhjen e situatës.

Pasi të bëni përditësimin do mund ta përdorni sërish opsionin e video-telefonatave në grup, por bëni mirë të nxitoni pasi më vonë mund të jeni sërish të ekspozuar. JOQ Albania