JOQ Albania
Home

Vjen lajmi i kobshëm, trupi i nxjerrë nga uji është i Sala
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/02/2019 0:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme, pas një sërë operacionesh nënujore, grupi i polumbarëve arriti të nxjerrë nga uji një trup, i cili ndodhej brenda avionit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala.

Mbrëmjen e sotme ka ardhur edhe identifikimi i kufomës. Sipas L’equipe, trupi i nxjerrë nga uji i përket argjentinasit, i cili u transferua nga Nantes tek Cardiff.

Avioni në të cilin udhëtonte Emiliano Sala u rrëzua më 21 janar. Në bordin e avionit ndodhej argjentinasi, sëbashku me pilotin David Ibbotson.

Sala ishte nisur nga Nantes, për t’u bashkuar me ekipin e tij të ri Cardiff, me të cilin sapo kishte firmosur. Vdekja e tij tronditi botën e futbollit dhe preku miliona njerëz në mbarë botën.