JOQ Albania
Home

Derbi i shqipëtarëve fitohet nga Strakosha, Lazio prek Championsin dhe i bën presion Interit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/02/2019 1:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme në Serie A është zhvilluar një “derbi” shqiptarësh.

Lazio i Strakoshës, ka pritur në Olimpico, Empolin e Veselit.

Ndeshja përfundoi me fitoren minimale të kryeqytetasve, me rezultatin 1-0.

Goli për ekipin e Inzaghit u shënua nga Caicedo në minutën e 42’, nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e katërt, pozicion ky që të kualifikon në Champions League.