JOQ Albania
Home

U ofendua Salah, West Ham merr vendimin drastik
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/02/2019 7:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Skuadra e West Ham ka reaguar pas fyerjeve raciste drejtuar yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Klubi anglez ia ka dorëzuar çështjen policisë dhe pret të kapet autori.

Gjithçka u zbulua një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shihej Salah duke ekzekutuar goditjen nga këndi dhe një tifoz e ofendonte rëndë për fenë e tij muslimane.

Deklarata e klubit të West Ham:

Pasi kemi bërë hetimet e menjëhershme për fyerjet raciste drejtuar Salah, West Ham konfirmon se provat i janë dorëzuar policisë”.

Ndërkaq, edhe trajneri i West Ham, Manuel Pellegrini ka bërë thirrje që secili tifoz që shpallet i fajshëm për racizëm, t’i ndalohet hyrja në tribunat e Premier Leagues.